‘Lojtarët e mi trukonin ndeshje’, Rudi Vata lëshon deklaratën e fortë
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka bërë një deklaratë të fortë, në lidhje me periudhën kur ishte trajner.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se lojtarët e tij kanë trukuar ndeshje.
Sipas tij, ata bënin trukime, në ndeshje të caktuara, në momentet kur trukimi u interesonte atyre personave që kontrollonin këtë fenomen.
“Një ndeshje e trukuar, është një ndeshje e trukuar. Përderisa në Shqipëri, futbolli shqiptar është dënuar për korrupsion, këtu ka shumë hapësirë për të diskutuar fenomenin. Në ekipet ku unë kam punuar si tajner, kam pasur lojtarë që kanë qenë pjesë e trukimit të ndeshjeve.
Jo çdo javore, por sigurisht në momente të veçanta kur u interesonte personave të veçantë që kontrollonin fenomenin dhe ishin palë me shtetin. Unë e kam pësuar në kurriz”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026