Ish-futbollisti i Kombëtares: Ministrat vendosin baste dhe luajnë në kazino
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata thotë se deputetë, po edhe ministra në vendin tonë, vendosin baste dhe luajnë në kazino.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se bastet janë katastrofike për vendin tonë dhe shtoi se të vetmit që kanë pasur fitim nga ky aktivitet, janë ata që i kanë kontrolluar.
“Në Shqipëri është katastrofë që të futesh në baste. Njerëzit në Shqipëri, që janë marrë me baste, janë disa njerëz që kanë konrolluar baste, kanë fitime. Një pjesë e tyre është edhe elitë shtetërore. Mund të ketë deputetë, mund të ketë ministra.
Unë njoh ministra që janë bixhozxhinj, bastexhinj, shkojnë në kazino në Budva. Kemi pasur një kryeministër që shkonte në kazino në Vjenë. Është një ves i keq që shkatërron familjet shqiptare”, theksoi ai.
Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.
Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve