‘Jam kundra hapjes së basteve sportive’, Bushati: Duhet parë ligji
“Jam kundra hapjes së basteve sportive”. Kështu deklaroi ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati në një intervistë për Euronews Albania teksa komentoi hapjen e basteve sportive online më 1 janar 2023.
Ish-deputeti sqaroi më tej se duhet analizuar ligji dhe sipas tij është rëndësishme është që kur të nisë aktiviteti të jenë të kontrolluara nga shteti.
“Unë vetë nuk ka luajtur asnjëherë dhe nuk e kuptoj se çfarë qejfi ka një njeri që të luajë por dhe të pengohet çdo gjë në absolut nuk jam. Duhet të jetë i kontrolluar nga qeveria dhe të mbrohen shtresat në nevojë, si familjet me të ardhura të ulëta. Duhet të shohim ligjin. Unë personalisht vetë jam kundra, por nëse ka argumente dhe sa gati është shteti ynë për ta kontrolluar, duhet parë”, u shpreh ai.
Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online.
Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.
Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit