Ukrainasit festojnë në Kherson pas tërheqjes së trupave ruse
Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorët duke festuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.
Banorët dolën në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin, shkruan BBC.
Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas pushtimit të shkurtit. Tërheqja është parë si një nga dështimet më të mëdha të forcave ruse.
Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.
Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Zelensky e quajti atë një “ditë historike”.
Por ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “lufta vazhdon”. Duke folur në Kamboxhia në margjinat e një samiti të vendeve aziatike, Dmytro Kuleba u shpreh: “Ne po i fitojmë betejat në terren. Por lufta vazhdon.”
LEXONI GJITHASHTU
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë