Zgjedhjet vendore në Rusi mes dyshimeve për helmimin e Navalny-t

13 Shtator 2020 | 13:02

Rreth 35 milionë rusë janë thirrur të votojnë gjatë fundjavës për zgjedhjet vendore.

Raundi zgjedhor u hap për tri ditë për të shmangur radhët e qytetarëve, për shkak të pandemisë.

Gjatë këtyre votimeve do të zgjidhen guvernatorët rajonalë, ligjvënësit federalë, rajonalë dhe komunalë në 41 nga 85 rajone. Rreth 160 mijë kandidatë janë në garë.

Këto zgjedhje shihen si provë për Rusinë e Bashkuar, partia në pushtet që mbështet Presidentin Vladimir Putin, e cila ka humbur popullaritet pas reformës së diskutueshme të pensioneve, rënies së të ardhurave dhe akuzave të shumta për korrupsion.

Votimi vjen brenda disa javësh nga helmimi i Alexei Navalny, një nga udhëheqësit e opozitës dhe kritiku më i fortë i shefit të Kremlinit. Ngjarje për të cilën ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar duke kërkuar reagim nga Moska.

Këto janë gjithashtu zgjedhjet e para pas referendumit të zhvilluar në korrik në të cilën u dha drita jeshile për reformën kushtetuese që do të lejoj që presidenti Putin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026