Tejkalohet me një vit afati për të korrigjuar ligjin e pronave
Më 15 shkurt të 2021, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht ligjin për përfundimin e procesit të kompensimit të ish-pronarëve.
Gjykata shfuqizoi pjesën e nenit 7 të një ligjit të miratuar që në 2015-n, ku parashikohej mënyra e kompensimit fizik dhe financiar të pronarëve, pronat e të cilëve u sekuestruan pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vlerësimin e Kushtetueses, ligji krijonte boshllëqe dhe nënvlerësonte vlerën reale të pronës gjatë procesit të kompensimit si financiar, ashtu edhe fizik.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron Kuvendin që të plotësojë ligjin gjashtë muaj nga shpallja e tij.
Vendimi është shpallur më 8 mars të 2021, që do të thotë se deri në fillim të shtatorit 2021, Kuvendi duhej ta kishte plotësuar ligjin, duke reflektuar në të vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por, detyrimi i vendosur nga Gjykata Kushtetuese nuk është përmbushur. Kuvendi ka shkelur me më shumë se një vit afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Propozimi për ndryshimin e ligjit është dorëzuar në Kuvend më 4 gusht të këtij viti, por nuk është miratuar ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta