EMRI| Zbulohet pronari i fermës me kanabis në Berat, në të ishin strehuar mbi 50 gra

10 Nëntor 2022 | 22:23

Euronews Albania ka mësuar se janë arrestuar 9 persona për kultivim të lëndëve narkotike në një serë në Berat, ndërsa 105 persona u shoqëruan. Rreth 95 prej tyre janë gra por shumica e tyre jo banore të zonës.

Personave që u është konfirmuar arresti janë nga Fushë Kruja dhe Lezha.

Mësohet se sera është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli, i cili po merret në pyetje nga policia për të bërë të mundur arrestimin e personave që ua kishte dhënë me qira, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ende.

Sera ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në të flinin prej muajsh brenda serës me një sipërfaqe rreth 2 hektarësh, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026