Mbappe larg PSG: Sulmuesi kërkon largimin nga parisienët në verën e vitit 2021

13 Shtator 2020 | 15:47

Kylian Mbappe dëshiron largimin nga PSG në fundin e sezonit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur gazeta britanike Times sipas të cilës duke nisur që nga viti i ardhshëm ai dëshiron që të ndryshojë ambient.

Duke qenë se kontrata e sulmuesit përfundon në vitin 2022 atëherë drejtuesit janë të detyruar ta shesin lojtarin në verën tjetër nëse nuk duan që ta humbasin me parametra zero pas 2 vitesh. Për momentin francezi është lojtari me vlen më të lartë në treg që përllogaritet në 200 milionë euro.

Në pole position për të firmosur për sulmuesin është Real Madrid. Madrilenet kërkojnë prej kohësh që të sjellin lojtarin në madrid por pavarësisht se nuk I kanë kursyer paratë, serish kanë hasur në refuzimin e klubit.

Në kryeqytetin spanjoll futbollisti do të gjente Zinedinë Zidane i cili e pëlqen së tepërmi bashkëkombësin e tij.  

Një tjetër opsion për Mbappe është Liverpolli. Një skuadër që do ti përshtatej mjaft mirë atij pasi the reds njihen për lojën e shpejtë nga krahët.

Për sulmuesin me sa duket ka ardhur koha që të provojë një tjetër eksperiencë me një skuadër që mund të luftojë për të fituar trofe të rëndësishëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026