KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Elbasanit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Elbasanit, Edlira Bako.
Vendimi u mor këtë të hënë nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja.
Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore dhe inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Pasuria:
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, Bako nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj kap vlerën 300,782 lekë. Ajo zotëron familjarisht kursime në cash prej 200 mijë lekësh, automjet me vlerë 100 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 782 lekësh. Gjithashtu, ajo dhe bashkëshorti deklarojnë pjesë takuese nga apartamentet familjare në Tepelenë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Universitetin e Virxhinias
- “Protesta drodhi regjimin e Ramës”, Berisha tregon mesazhin që u dha ndërkombëtarëve
- Turqia refuzon ngushëllimet e SHBA-së për sulmin, deklarata e fortë e ministrit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta