Rusia ndalon hyrjen për 100 kanadezë, përfshirë aktorin Jim Carrey
Rusia ka njoftuar se po vendoste ndalime të hyrjes për 100 shtetas kanadezë, përfshirë aktorin amerikano-kanadez Jim Carrey.
Kjo masë sipas mediave të huaja ka ardhur si përgjigje e sanksioneve të Kanadasë ndaj Moskës.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se ka shtuar më shumë kanadezë në “listën e zezë”, e cila përmban qindra zyrtarë perëndimorë dhe individë të shquar.
“Në përgjigje ndaj praktikës së vazhdueshme të kryeministrit Justin Trudeau për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqjes ruse, politikanëve dhe parlamentarëve, përfaqësuesve të biznesit, ekspertëve dhe gazetarëve, figurave kulturore, si dhe kujtdo që autoritetet kanadeze ‘rusofobike’ e konsiderojnë të kundërshtueshëm, hyrja është e mbyllur për 100 qytetarë të Kanadasë në bazë të reciprocitetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Moska në mars shtoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau në ndalimin e udhëtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Jeff Bezos do të japë 124 mld dollarë për krizën e ndryshimeve klimatike
- Lufta në Ukrainë, amerikanët vendosin sanksione të reja ndaj rusëve
- ‘Raporte të shkëlqyera’, Guri: 35 mijë martesa mes shqiptarëve dhe grekëve në Greqi
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.