Droga vinte nga Shqipëria e Turqia, 17 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike ku për pasojë 17 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe shqiptarë.
Mediat raportojnë se hetimet të nisura në vitin 2021, bënë të mundur goditjen e një bande kriminale me strukturë të veçantë e dedikuar trafikut të sasive të mëdha të heroinës, por edhe kokainës dhe hashashit.
Grupi shqiptar sipas mediave italiane kishte një organizim me ndarje rolesh, i cili ishte i ngarkuar me mbajtjen e kontakteve me furnitorët dhe klientët, si dhe marrjen e sasive të mëdha të heroinës direkt nga Shqipëria dhe Turqia.
Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 25 kilogramë heroinë, 33 hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut