EKSKLUZIVE/ Bosi belg i drogës në sitën e SPAK, kompani import-eksporti në Shqipëri
Autoritetet belge kanë vënë në lëvizje SPAK për të hetuar aktivitetin ekonomik në Shqipëri të një bosi droge të akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine.
Belgu rezulton se kishte hapur një kompani në Shqipëri ku kishte dhe hyrje-dalje të shpeshta.
Përmes një letër-porosie prokuroria federale e Brukselit i ka kërkuar SPAK të verifikojë aktivitetin tregtar në Shqipëri të një bosi droge.
D.L shtetas belg, është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Liezh si drejtues i një organizate kriminale që kishte trafikuar 1.9 ton kokainë nga Amerika latine përmes transportit me kontejner në portin e anversit. Droga fshihej në rroba, goma, qymyr dhe mallra të tjerë dhe më pas nxirrej përmes përpunimit kimik në një laborator që u zbulua nga policia Belge.
Autoritetet atje kanë zbuluar se 43-vjeçari kishte hapur dhe zotëronte një kompani në Shqipëri me aktivitet të gjerë tregtar, nga zhvillimi i teknologjive të reja tek import-eksporti me te gjitha llojet e mallrave dhe produkteve.
Në kuadër të hetimit pasuror autoritetet belge i kanë kërkuar SPAK të kryejë një sërë veprimesh verifikuese për kompaninë në fjalë dhe shtetasin D.L, mes tyre në dogana, kadastër , banka por edhe kontrolle në vendqëndrimet e tij në Shqipëri, përfshirë edhe hyrje-daljet prej vitit 2016.
Për ecurinë e kësaj letërporosie në Shqipëri belgët kanë kërkuar autorizim që të jenë prezent edhe një gjyqtar federal dhe 2 agjentë të policisë. Gjatë 3 viteve SPAK i është përgjigjur qindra letërporosive për ndihmë juridike të autoriteteve të drejtësisë nga shumë vende të euroje dhe më gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës