Zgjedhjet në SHBA, Brenton Kotorri: Biden në avantazh, por Trump ka në favor historinë

14 Shtator 2020 | 20:19

Brenton Kotorri, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare duke komentuar për garën presidenciale në SHBA, thotë se sondazhet favorizojnë ish-zv.presidentin Boe Biden, por Donald Trump ka dy precedentë që e favorizojnë.

Kotorri thotë se dhe në zgjedhjet e kaluara, Trump nuk ishte favori dhe përmbysja erdhi vetëm në ditët e fundit përballë Hillary Clinton.

“Sondazhet kombëtare tregojnë se Biden është 7 pikë përpara dh Trump i duhet shumë  punë për të rimarrë veten. Në 2016 ndodhi surpriza në ditët e fundi sepse Klinton ishte në avantazh. Fitoren e parë e mori se luftoi në fushatë kundër të gjithëve për të mos qenë kandidati konvencional”, tha Kotorri.

Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare kjo ka ndodhur dhe njëherë kur presidenti në detyrë ndodhej në disavantazh përballë rivalit.

“Është hera e parë që një president që është në zyrë dhe që rikandidon ka këtë lloj distance. Hera e fundit ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 1988, kur Michael Dukakis ishte 19 pikë përpara George Bush por megjithatë Bush i fitoi zgjedhjet”, përfundoi Kotorri.

Kur kanë mbetur dhe 50 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, kjo është një hapësirë e mjaftueshme që gara të ndryshojë. Ndërsa janë ezauruar pika kyçe të përballjes, si përzgjedhja e kandidatëve për zëvendës president dhe konventat kombëtare, të tjera ngjarje madhore pritet të vijnë, përfshi edhe tre debatet kokë-më-kokë, i pari i të cilëve do të mbahet më 29 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021