Zv.ministri i drejtësisë në RMV: 6 muaj burg kush kërcënon gazetarët
Zv.ministri i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Agim Nuhiu është shprehur se kanë ndryshuar kodin penal për mbrojtjen e gazetarëve.
Nuhiu në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se kushdo që kërcënon gazetarët, punonjësit mediatik apo familjarët e tyre do të dënohet me 6 muaj burg.
Ai tha se në bazë të anketës që kanë bërë me 103 gazetarë, 81% janë shprehur se janë nën shënjestër të sulmeve online
“Nga 103 gazetarë dhe punonjës mediatik që kemi përfshirë në anketime ka dalë që 81.6% e gazetarëve të jenë shënjestër e sulmeve online, por duke mos përjashtuar dhe sulmet e tjera që kanë të bëjnë me kërcënimet e tjera. Ne kemi ndryshuar Kodin Penal të RMV duke paraparë tre forma të kërcënimeve në drejtim të gazetarëve.
Të gjithë ata që do të kërcënojnë jetën e gazetarit, punonjësit mediatik apo të afërmit e tyre ata do të dënohen me burg deri në 6 muaj. Burg do të ketë dhe për ata që shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë te gazetarët”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet