Xhavit Haliti: Intelektualët serbë kundër Vuçiçit për Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti deklaroi se intelektualët serbë i kanë dalë kundër publikisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për çështjen e Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Haliti u shpreh se ata janë shprehur se Vuçiç, po përpiqet që përmes proagandës për Kosovën të ruajë pushtetin.
“Nga ato që po i shoh nga agjencitë serbe të lajmeve, që edhe atje është një reaksion i madh i serbëve, i analistëve seriozë të Serbisë, i intelektualëve të mëdhenj të Serbisë, është një presion i madh ndaj Vuçiçit, duke e pranuar publikisht se Kosova është e humbur.
Intelektualët serbë, në takimet që i organizojnë me publikun, po flasin që Vuçiçi po përpiqet që përmes proagandës për Kosovën të ruajë pushtetin”, theksoi ai.
Ndërsa, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak bëri të ditur se në takim u diskutua për krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për targat e automjeteve.
Sipas Lajçkaut, është urgjente gjetja e një zgjidhjeje për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën