Haliti: Kurti të tërhiqet për targat, nuk duam konflikt me Serbinë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për çështjen e targave të automjeteve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Haliti deklaroi se duhet të fillojnë negociatat mes dy vendeve, për të shmangur një konflikt të mundshëm.
“Besoj se qeveria e Kosovës do duhej të tërhiqej nga vendimi i saj për targat dhe të shtyjë afatin që ka kërkluar zoti Escbar, ose Bashkimit Evropian dhe të fillojnë bisedimet duke filluar nga plani franko-gjerman.
Duhet të fillojmë negociatat, kjo çështja e targave, nëse arrijmë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, nuk do ketë nevojë për të krijuar situata të tilla. Ata kanë kërcënuar publikisht, se gjoba e parë që do të jepet në veri, do të ketë pasoja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- BE e gatshme për një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel: Të sillen si evropianë
- ‘Situatë e rrezikshme’, Borrell: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje para 21 nëntorit
- Beogradi dhe Prishtina në prag të një krize të re, thotë Borrell
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë