‘Situatë e rrezikshme’, Borrell: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje para 21 nëntorit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell paralajmëroi se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë urgjentisht me dialogun për të gjetur një zgjidhje para datës 21 nëntor, datë kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë automjetet me targat RKS.
Paralajmërimin, Borrell e dha pas takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, shkruan Euronews Serbia.
Borell tha se kjo është kriza më e madhe që nga viti 2013, teksa shtoi se situata është vërtet dramatike dhe se duhet gjetur një zgjidhje.
“Nuk duhet ta arrijmë këtë datë pa marrëveshje, përndryshe do të jemi në prag të një situate të rrezikshme. Ju e dini që tërheqja e serbëve nga institucionet, braktisja e policisë dhe e gjykatave, ka krijuar një vakum në veri të Kosovës. Në atë vakum mund të ndodhë më e keqja. Të dyja palët duhet të tregojnë më shumë fleksibilitet”, theksoi ai.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor mbetet partneri gjeo-strategjik i BE-së dhe se e ardhmja e tij është në Evropë.
Sonte në Bruksel do të mbërrijë kryenegociatori i Kosovës, njëherësh zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nesër do të takohet me Josep Borrell.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë