Lajçak takon zv.kryeministrin e Kosovës: Të gjejmë një zgjidhje urgjente për targat
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak bëri të ditur se në takim u diskutua për krizën në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për targat e automjeteve.
Sipas Lajçakut, është urgjente gjetja e një zgjidhjeje për targat.
“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot po diskutojmë për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.
With DPM @BislimiBesnik today, I am discussing the current crisis in the relations between Kosovo and Serbia, in particular the issue of licence plates. We urgently need to find a solution to ensure safety and stability on the ground. Any escalation or violence is unacceptable. pic.twitter.com/kofh0I1i0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 15, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian