Dua Lipa ne Tiranë, ylli ndërkombëtar koncert më 28 nëntor
110-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë do të sjell në tiranë këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale.
Ylli ndërkombëtar i muzikës pop me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të jetë në tiranë më datë 28- nëntor në një koncert madhështor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja në një postim në mediat sociale, në të cilin ka treguar se koncerti i fundit i turit të saj “Future Nostalgia’’ do të mbahet në kryeqytetin e shqiptarëve.
“Jam shumë e emocionuar të njoftoj që shfaqja finale e Future Nostalgia Tour” do të zhvillohet në Tiranë më 28 nëntor. Mezi po pres me ju pa me 28 nëntor për ditën e flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë”- thotë Lipa.
Në muajin gusht Dua Lipa nuk performoi në Sunny Hill festival, në Tiranë, teksa pak ditë më parë bëri me dije se nuk do të perfomojë as në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror në Katar duke u shprehur se do të vizitojë Katarin kur të përmbushë premtimet e bëra lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dua Lipa zbulon skuadrën për të cilën do të bëjë tifo në Botëror
- Dua Lipa mbështet fjalimin e Ramës dhe kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta