Rusia përçan G20-ën, pak zgjidhje konkrete për luftën në Ukrainë

16 Nëntor 2022 | 15:35

Në deklaratën e tyre përmbyllëse pas samitit në Indonezi, udhëheqësit e vendeve të grupit G20 kanë dënuar ashpër luftën e Rusisë në Ukrainë.

Por kjo deklaratë nxori në pah se fuqitë botërore vijojnë të mbeten të përçara në qëndrimet e tyre.

Përpara nisjes së takimit, liderët patën takime dypalëshe ku diskutuan mbi luftën e Ukrainës dhe ndikimin e saj në ekonominë globale .

Pas takimit me presidentin amerikan, kryeministri britanik fajësoi vetëm një person.

“Këmbëngulja për sigurinë tonë dhe asfiksimi ekonomik global është nxitur nga veprimet e të vetmit njeri  që nuk dëshiron të jetë në këtë samit; Vladimir Putin. Nuk ka asnjë person të vetëm në botë që të mos e ketë ndjerë ndikimin e luftës së Putinit . Dhe pasgoditjet ekonomike të shpërfilljes së rastësishme të Putinit për jetën njerëzore do të ndihen në mbarë botën edhe për vitet në vijim”, tha Rishi Sunak.

Samiti përfundoi në kohën kur nisën hetimet për sulmin në një fshat të Polonisë  që mendohet se është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

“Ne ofrojmë mbështetje të plotë për Poloninë dhe ndihmën tonë për hetimin. Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me partnerët tanë për hapat e ardhshëm. Do të jemi me Ukrainën për aq kohë sa nevojitet dhe duhet qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Samiti i ekonomive kryesore është gjithmonë një profil i lartë i shfaqjes së unitetit për problemet globale. Por konsensusi kuptimplotë dhe zgjidhjet konkrete janë shpesh shumë pak të dukshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026