Vizita e Ramës në Greqi, gazetari Robert Goro: Zhvillim pozitiv, negociatat mes dy vendeve rinisin pas pauzës 11-vjeçare
Gazetari Robert Goro tha për Euronews Albania se vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë dhe takimi me homologun e tij Mitsotakis, përtej polemikave, është një zhvillim shumë pozitiv pasi shënon një nga të rrallat takime disaorëshe që mbahen në nivel kryeministrash mes dy vendeve.
Teksa kujtoi se një sërë çështjet mes fqinjëve janë lënë pezull për një kohë të gjatë, z. Goro theksoi se ky takim ka një rëndësi të veçantë edhe për fatin e rreth 600 mijë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
“Përtej polemikave, do të thosha që takimi ka një rëndësi të veçantë, pasi janë mjaft të rralla takimet disaorëshe të kryeministrave të dy vendeve.
Hera e fundit ka qenë vizat e kryeministrit Berisha në 2006 dhe në 2009 ishte vizita e Karamanlis në Shqipëri.
11 vjet pa kontakte të nivelit të lartë mes dy vendeve të cilat janë të lidhura ngushtë jo vetëm gjeografikisht, por edhe për faktin se në Greqi jetojnë 600 mijë shqiptarë, ndërsa në Shqipëri jetojnë minoritarë grekë. Në këtë sens, takimi i Ramës ka një rëndësi të veçantë, qoftë edhe për të konfirmuar vullnetin për zgjidhjen e shumë çështjeve të bartura historike dhe aktuale”, tha ai.
I pyetur lidhur me çështjen e detit, një nga temat më të diskutuara në Shqipëri kur vjen puna tek marrëdhëniet me Greqinë, z. Goro tha se në mediat greke kjo çështje nuk zë shumë vëmendje, pasi në shtetin helen kjo cilësohet një temë e mbyllur shumë vite më parë, kur Gjykata Kushtetuese në Shqipëri rrëzoi marrëveshjen tashmë të njohur.
“Pas fillimit të negociatave në 2017, pas dy raundeve, që u mendua se u gjet një gjuhë e përbashkët dhe u ra dakord të shihen çështjet teknike, erdhën zgjedhjet në Greqi dhe kemi një pauzë 2-vjeçare dhe ajo që pritet është të rifillojnë negociatat në bazë të gjithë procedurat që të mos ketë mungesë plotfuqishmërie.
Kam përshtypjen që nuk ka negociata, sepse i pari që duhet ta dinte është presidenti që duhet të jepte plotfuqishmërinë. Ky është argumenti që japin burime zyrtare greke”, u shpreh ai.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta