Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me Covid-19 në vend, tetë pacientë të intubuar

15 Shtator 2020 | 14:15

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 152 raste pozitive, ndërkaq dy pacientë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid në vend po marrin trajtim mjekësor 171 qytetarë të prekur nga coronavirus, ku 18 ndodhen në terapi intensive dhe tetë të tjerë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47.

Ministria bëri të ditur se 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 6668, që nga fillimi i epidemisë. Autoritetet shtetërore deri tani kanë kryer mbi 75 mijë teste për covid-19, ndërkaq mbi 11 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Qarku më i prekur nga pandemia e coronavirus mbetet ai i Tiranës, ku nga 340 jetë të humbur, 163 regjistrohen në kryeqytet. Lista e qarqeve më të prekura nga pandemia vijon me Durrësin me 45 të vdekur, Shkodër 39, kurse qarku i Beratit ka regjistruar dy humbje jete.

Lexoni gjithashtu: 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu premton dyfishim të kapaciteteve spitalore

Vetëvrasjet në spital, juristi: Protokoll për të garantuar të drejtat e pacientëve, hekurat në dritare s’janë zgjidhje

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026