Rindërtimi nga tërmeti, Elva Margariti: Po punohet paralelisht në 30 zona
Ministrja e Kulturës dhe njëherësh koordinatorja kombëtare për rindërtimin, Elva Margariti, tha se aktualisht po punohet në 33 zona të prekura nga tërmeti. Ajo tha në “Ilva Now” se me gjithë vështirësitë në këtë pjesë, puna ka ecur me ritëm tek banesat individuale.
“Rindërtimi ka prekur të gjitha zonat, të cilat kanë pasur dëmtime nga tërmeti në format e ndryshme. Unë kam koordinuar të gjithë pjesën e projektimit, dhe formulat kanë qenë nga më të ndryshmet. Rindërtimi ka nisur si për banesat, për objektet arsimore, por edhe për monumentet e kulturës. Mendoj se jemi në një situatë vërtetë optimale, me të gjitha vështirësitë që kemi kaluar. Jemi në 33 zona që po ndërtohen paralelisht, por bëhet ndërhyrje në Thumanë, Kavajë, dhe Bubq. Premtimi i kryeministrit për në fund të këtij vit ka qenë për banesat individuale, dhe për këtë pjesë procesi ka ecur shpejt. Për banesat individuale jemi brenda afateve, për banesat kolektive jemi në fazën e marries së projekteve dhe lejeve ndërtimore”, tha ajo.
Specialisti i ekonomisë, Ardian Civici tha se ndërtimi i banesave individuale brenda dhjetorit është qëllim i mirë në aspektin politik, por shton se afati kohor bën që kjo të mos realizohet me 100%.
“Dhjetori është objektiv shumë i mirë nga qëllimi politik por duke parë vështirësitë, më duket e vështirë të realizohet 100%”, tha ai.
Gjithsesi, znj. Margariti shprehet e sigurt se ky proces do të përmbyllet brenda dhjetorit.
“Ne nuk jemi vetëm ambiciozë, por vazhdojmë dhe punojmë. Pandemia nuk uli ritmin tonë, por krijoi një pikëpyetje të madhe për efekte financiare. Mendoj se kjo është fryma e skuadrës, që objektivi është i arritshëm”, shtoi ajo.
Më tej profesor Civici shtoi se, procesi i rindërtimit është një impuls shtesë për fuqizimin e ekonomisë. Sipas tij, kjo qasje rrit konsumin dhe fuqizon ekonominë shqiptare.
“Sinjal pozitiv për ekonominë, në radhë të parë nga pikëpamja sociale dhe njerëzore. Nga pikëpamja ekonomike, aktivitete të tilla siç është ndërtimi, është impuls për rritjen e ekonomike, dhe një impuls për shtimin e konsumit”, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:43 Rama reagon sërish për protestën: Shëmbëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve