Tre burra dënohen me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit mbi Ukrainë
Dy rusë dhe një ukrainas u dënuan me burgim të përjetshëm për shkaktimin e rrëzimit të MH17 mbi rajonin ukrainas të Donetsk në vitin 2014, duke vrarë 298 personat në bord. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Qarkut të Hagës.
Rusët Igor Girkin, Sergey Dubinskiy dhe ukrainasi Leonid Kharchenko janë shpallur fajtorë për katastrofën, tha gjyqtari kryesues Hendrik Steenhuis.
Një tjetër shtetas rus, Oleg Polatov, u lirua nga akuzat.
Gjykata deklaroi se Girkin, Dubinskiy dhe Kharchenko duhet të dëmshpërblejnë të afërmit e viktimave një total prej 60 milionë eurosh.
Vendimi vjen më shumë se tetë vjet pasi avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u hodh nga qielli më 17 korrik 2014 pas një konflikti midis rebelëve pro-rusë dhe forcave ukrainase.
Avioni u godit nga një raketë e furnizuar nga Moska dhe shpërtheu në ajër, duke shpërndarë rrënojat dhe trupat mbi rajonin ukrainas të Donetsk.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West