Energjia, Rama: Mbetemi në tregje të vogla nëse s’shkojmë përtej kufijve
“Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe të shkojmë përtej kufijve”, kështu u shpreh në Beograd kryeministri Rama, i cili mori pjesë në konferencën për energjinë e rinovueshme.
Energjia bëri bashkë në Beograd 5 nga 6 liderët e ballkanit perëndimor në konferencën mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme me iniciativë të qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze.
Për kryeministrin Rama kur veprohet në mënyrë rajonale edhe qasja në financime për të mbështetur Ballkanin perëndimor është më e lehtë. Për Ramën takimi shërbeu për të konceptuar një master plan rajonal dhe një udhërrëfyes investimesh.
“Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq”- u shpreh Rama.
Ndërsa për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç do të duhet të ndryshojmë strukturën e sektorit të energjisë që të kemi më shumë burime të rinovueshme.
“Na duhet edhe një reformë edhe më e vështirë në sektorin e energjisë për sa i përket edhe sektorit financiar dhe fiskal sepse duhet të ndryshojmë vetën që të sigurojmë një të ardhme më të mirë”- tha Vuçiç.
Kryeministri Rama tha se në Shqipëri ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet, njëra impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe tjetra një sistem për të prodhuar energji përmes ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Energjia nuk shtrenjtohet, Balluku: Fasha 800 kwh s’do të aplikohet as për nëntorin
- Sa kushton rritja e një fëmije?
- Partia e Lirisë kërkon nga SPAK të nisë hetimet për Aeroportin e Vlorës
Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda