Sa kushton rritja e një fëmije?

17 Nëntor 2022 | 15:49

Ardhja në jetë e një fëmije, është ngjarja më e bukur në jetën e një çifti. Por nga ana tjetër, dy prindërit, duhet të përgatiten për një listë të gjatë faturash.

“Kemi të bëjmë me koston para lindjes, koston e vitit të parë dhe koston e rritjes”, thotë gazetarja Deada Hyka.

Shpenzimet nisin që në fillimet e shtatzënisë, për përfshin analizat, ndryshimi i gardërobës së nënës, medikamentet, deri në ditën e ardhjes në jetë të foshnjës.

“Sa i përket kostot para lindjes, na rezulton se mesatarisht, ardhja në jetë e një fëmije kushton 1 milion lekë të vjetr’, theksoi ajo.

Një tjetër fazë është ajo e vitit të parë të jetës së një bebeje. Mesatarisht, një çift shpenzon më shumë se 900 mijë lekë të vjetra, vetëm për produktet bazë.

“kosto e vitit të parë, përfshin gamën e fëmijëve, karroca, krevati rrobat dhe sërisht kosto duke marrë parasysh gjërat bazike, tek produket e domosdoshme, do theksoja rroba dhe ushqime. argëtimi në këtë kohë krize, mbetet i fundit në listë”, u shpreh Hyka.

E teksa fëmija rritet, rriten edhe shpenzimet. Për këtë nuk ka një shifër, pasi kërkesat janë të ndryshme, nga secili fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa....
10:01 | 06/07/2026

Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të...
08:25 | 06/07/2026

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026