Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës.
Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të zhvillohet pranë fshatit Shën Vasil, në afërsi të guroreve Volloder, gjatë intervalit orar 09:00–10:00, me qëllim hapjen e trasesë së re të rrugës.
Autoriteti bën të ditur se procesi është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të punimeve.
ARRSH u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në përfundimin e plotë të procesit të punës.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 08:23 Kolaps në Ministrinë e Jashtme britanike, hakerët rusë vjedhin të dhënat qeveritare dhe i nxjerrin në shitje: Kostoja 44 mijë paund
- 08:18 Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur
- 08:17 Mbi 3,300 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, viktimat e paidentifikuara varrosen me numra në vend të emrave
- 08:09 Komisioni Evropian përgatit propozime për reformën e zgjerimit, Mal i Zi drejt finishit si vend i 28-të i BE-së
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale