Në Shqipëri afërisht 80 mijë diabetikë, rreth 4 mijë raste të reja

14 Nëntor 2022 | 15:47

Petrit Ndoj para tre vitesh është diagnostikuar me diabet. Që prej asaj kohe 71-vjeçari kryen kontrolle periodike për të pasur gjendjen shëndetësore nën kontroll.

‘Vitin e parë kisha 108-110, vitin tjetër më doli 220. Mjeku i familjes tha ke abuzuar me produktet e vjeshtës, janë shumë gjëra që ndikojnë, por unë i kam eliminuar shumë”, u shpreh ai.

Petriti tregohet i kujdesshëm në mënyrën e të ushqyerit si dhe kryen aktivitet fizik.

‘Përdor zarzavatet më shumë, sallatat, të skuqurat jo, yndyrat, mish jo shumë. Mishin e pulës mund të përdori me supë. Bëj 5 km në ditë Nga Kinostudio në qendër, unë e kam shtëpinë tek ‘Shkolla Bashkuar’ i bëj në këmbë deri tek 21 Dhjetori, Zogu i Zi nuk lëviz me autobus asnjëherë”, tha ai më tej.

Infektimi me virusin COVID-19 për 71-vjeçarin nuk ishte i lehtë, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua duke lënë pasoja edhe sot.

Çdo vit në vendin tonë 3 deri në 4 mijë qytetarë diagnostikohen me diabet.

“Është mënyra e jetesës që po ndodh, pra sot jetojmë në një botë shumë më moderne, por njëkohësisht shumë më sedentare me një stres të shtuar në përgjithësi me një mënyrë të ushqyeri jo të shëndetshme dhe me një kujdes më të vogël për trupin tonë seç bënin më përpara njerëzit”, u shpreh Florian Toti, kryetari i Shoqatës së Diabetikëve.

Të rrezikuar nga diabeti janë edhe mosha pediatrike.

‘Për grupmoshën deri në 18 vjeç kemi vënë re një shtim  të lehtë të numrit. Çdo vit ka rreth 60-65 fëmijë të grupmoshës deri në 18 vjeç që diagnostikohen me diabet melitus tip 1 në Shqipëri, por ajo që është për tu alarmuar dhe që duhet vënë theksi dhe që duhet kujdesemi më tepër është që ka filluar të shfaqet diabeti tip 2 që zakonisht shfaqet tek të rriturit”, tha Toti më tej.

Në Shqipëri ka afërsisht 80 mijë diabetikë. Vlen të theksohet se personat me diabet mund të mos kenë shenja klinike dhe për këtë arsye është e këshillueshme të kryhet kontrolli i glicemisë në gjak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026