Pikë doganore Strugë-Pogradec, Rama tregon detaje nga marrëveshjet në Shkup

14 Nëntor 2022 | 13:45

Nga konferenca për mediat në Shkup, kryeministri Edi Rama dha detaje për marrëveshjet që u nënshkruan në takimin mes 2 qeverive.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se janë dakordësuar për ndërtimin e infrastrukturës së korridorit të tetë, ndërtimin e portit të thatë në Strugë dhe hapjen e një vendkalimi kufitar Strugë-Pogradec.

“Por njëkohësisht kemi darkodësuar edhe 3 nisma të propozuara nga Artan Grubi që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës së korridorit të tetë, ndërtimin e portit të thatë në Strugë dhe hapjen e një vendkalimi kufitar Strugë-Pogradec. Të tria këto me një rëndësi të madhe strategjike. Kemi rënë dakord që sa i takon projektit të portit të thatë të Strugës ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjeve me kompaninë holandeze. Takohemi në një moment jashtëzakonisht sfidues për të gjithë Evropën dhe botën. Vuajmë si gjithë të tjerët pasojat e luftës në Ukrainë.

Rritja e çmimi të energjisë elektrike dhe të ngrohjes si dhe përmes inflacionit të luftës, janë dy armë që po përdoren nga Putin për të destabilizuar Europën dhe vendet e përbëjnë. Ne jemi në vështirësi që të gjithë. Në këto kohë të vështira duhet sa më shumë të ndërveprojmë, sa më shumë të punojmë aq më mirë mund t’i përballojmë këto situata kaq komplekse”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026