Artan Grubi: Nuk është më tabu që kryeministri i RMV të jetë shqiptar

14 Nëntor 2022 | 11:02

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi tha se arritjet e shqiptarëve në RMV janë të padiskutueshme duke nisur nga gjuha zyrtare deri te përfaqësimi në institucione.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Grubi, u shpreh se tashmë nuk është më tabu që kryeministri i RMV të jetë shqiptar.

Grubi foli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku përfshihet hapja e një vendkalimi të ri kufitar mes dy vendeve, hekurudha Shkup-Durrës dhe Porti i Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit.

“Nuk është tabu që kryeministri të jetë shqiptar. Me Shqipërinë nuk kemi asnjë çështje të hapur, por kemi marrëdhënie bilaterale. E para, hapja e një vendkalimi të ri kufitar mes dy vendeve, formimi i komisionit të përbashkët që do përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, llojet e ngarkesave dhe udhëtarëve, ka të bëjë me 2 autostradat tona në Korridorin 8. E dyta, hekurudha Shkup-Durrës, dhe e treta që është nismë e Ramës, bëhet fjalë për Portin e Thatë në Strugë. Falënderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në portin e Durrësit dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërorë”, tha Grubi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026