Përse shqiptarët bëjnë më pak fëmijë?

16 Nëntor 2022 | 20:34

Rënia e numrit të lindjeve në tre mujorin e tretë të 2022, me 19.6%, nxori edhe njëherë në pah, ndryshimin e familjes tradicionale.

Në Shqipëri, familjet e reja e reja po lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

“Çiftet sot kanë tendecën të krijojnë një familje bërthamë, me pak anëtarë të shkëputen nga familja e tyre e madhe dhe e nisin shpesherë krijimin e familjes me borxhe dhe hapat e mëtejshëm mendohen më thellë, më gjatë dhe bëhen ato llogaritjet”, tha sociologia Marsida Simo.

Pandemia, kriza energjitike, rritja e çmimeve dhe pagat e njëtja, janë disa nga faktorët që shumë çifte nuk mendojnë të kenë më shumë se një fëmijë.

“Bëjnë ato llogaritjet që më mirë një fëmijë dhe ia plotësoj të gjitha sesa të bëj një fëmijë tjetër dhe t’i përgjysmojë, ka ende çifte që mendojnë 2 ose 3 fëmijë, por që të ardhurat e tyre janë më të larta. Koha është e limituar për të sjellë në jetë një fëmijë”, theksoi ajo.

Sociologët thonë se shumë shpejt do të zhduket familja tradiconale, për të pasur shumë fëmijë, e më pas fëmijët kujdesen për prindërit me vonë.

“Nuk ndodh sot me prindërit e rinj, nuk i shikojnë më sesi ata që do t’i mbajnë’ por si individë që kanë jetën e tyre”, sipas Simos.

Sipas të dhënave të INSTAT,  lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 në Shqipëri lindën vetëm 6.172. Një shifër më e vogël se e njëjta periudhë e një viti më parë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se...
10:59 | 06/07/2026

Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner këtë të hënë në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi lidhur...
10:42 | 06/07/2026

Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar...
10:19 | 06/07/2026