Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe zona përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar banesat e dhjetëra familjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. J., banues në Drizë. Hetimet paraprake kanë zbuluar se më 5 korrik 2026, ai ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij, me qëllim djegien e disa barishteve. Por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë.
Si pasojë e rrezikut të krijuar, policia ka evakuuar 12 familje, banesat e të cilave janë kërcënuar nga përhapja e flakëve.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat e Policisë, shërbimet zjarrfikëse, grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterë të Forcave të Armatosura. Falë ndërhyrjes së menjëhershme, zjarri u vendos nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar humbje në jetë.
Policia e Fierit apelon për kujdes maksimal nga qytetarët dhe thekson se çdo veprim që mund të çojë në zjarrvënie do të përballet me ligjin. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun Lalique në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin