Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
Festimet e Norvegjisë pas kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Botës nuk u kufizuan vetëm në fushën e lojës. Në dhomat e zhveshjes, futbollistët morën një vizitë të veçantë nga Princesha Ingrid Alexandra dhe vëllai i saj, Princi Sverre Magnus, të cilët përgëzuan skuadrën për suksesin ndaj Brazilit.
Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte përqafimi i ngrohtë mes princeshës dhe Erling Haaland, heroit të sfidës, i cili realizoi dy golat që i siguruan Norvegjisë një vend në tetëshen më të mirë të turneut.
Vizita shënoi edhe paraqitjen e parë zyrtare publike të Princeshës Ingrid Alexandra që pas ndërhyrjes kirurgjikale të nënës së saj, Mette-Marit. Ajo përfaqësoi familjen mbretërore në turne, pasi Princi i Kurorës, Haakon, anuloi udhëtimin për të qëndruar pranë bashkëshortes.
Ndërkohë, Haaland vazhdon të konfirmojë statusin e tij si një nga protagonistët e Kupës së Botës. Me dopietën ndaj Brazilit, sulmuesi norvegjez e çoi në shtatë numrin e golave në turne, duke u barazuar me Lionel Messi dhe Kylian Mbappé në krye të garës për “Këpucën e Artë”.
“Zakonisht, nëse krijoj një ose dy raste, ato përfundojnë në gol. Nuk e di si ndodh, por gjithçka lidhet me përqendrimin. Besoj se është një dhuratë nga Zoti”, u shpreh Haaland pas ndeshjes.
Sulmuesi pati edhe një mesazh për brezin e ri të futbollistëve norvegjezë, duke i inkurajuar të ndjekin ëndrrën për të veshur fanellën e kombëtares, të cilën e cilësoi si privilegjin më të madh për çdo lojtar.
Në çerekfinale, Norvegjia do të përballet me Anglinë në Miami, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë me një sukses historik në Kupën e Botës.
Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda