Energjia nuk shtrenjtohet, Balluku: Fasha 800 kwh s’do të aplikohet as për nëntorin

8 Nëntor 2022 | 17:44

Qeveria nuk do të aplikojë çmimin e katërfishuar të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar mbi fashën 800 kilovat.

Vendimi u njoftua nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ministrja citoi tre faktorë që çuan në shtyrjen e vendimit. I pari ishte, sipas saj, rënia e konsumit nga ana e qytetarëve, së dyti parashikimet për reshje në ditët në vijim dhe së treti ulja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

“Në përfundim të tetorit shifrat tregojnë se konsumi i energjisë është 7 për qind më pak. E kemi nisur nga administrata duke dhënë shembullin tonë, duke vendosur një target 15 për qind më pak konsum se një vit më parë. Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor. Presim evente meteorolgjike në kaskadën e Drinit dhe prurje nga RMV pas 13 nëntorit”, tha Balluku.

Nga të dhënat e Ministrisë së Energjisë, konsumi në muajin tetor ishte 7 për qind më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Ndërkohë, çmimi i një megavati në tregjet ndërkombëtare është ulur nga 450 euro në 250 euro. Në këtë deklaratë, ministrja Balluku tha se qytetarët po i përgjigjen pozitivisht si thirrjes për kursim, ashtu edhe skemës për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026