“Çmimi i energjisë nuk është rritur”, Balluku: S’është vendosur fasha 800 kw

3 Nëntor 2022 | 16:16

Zv-kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë mohoi të jetë rritur çmimi i energjisë elektrike dhe të jetë vendosur fasha mbi 800 kë.

Mes debateve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohej buxheti i vitit 2023, Balluku tha se rritja e çmimit të energjisë do të varet nga kushtet atmosferike, ndërsa qeveria do të presë ecurinë deri në datë 7.

“Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet, por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital infrastruktura e energjisë dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm”, u shpreh ajo.

Tonet u ngritën dhe ashpërsuan kur erdhi fjala tek fluturimet e kryeministrit Rama të publikuara nga hakerat iranianë.

Ministrja Balluku u ndal edhe tek investimet në infrastrukturë duke deklaruar se në fillim të 2023-shit do të hapet gara për koncensionin e rrugës Milot-Balldren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026