80 mln € grante për energjinë nga BE, Rama tregon nëse do të hiqet fasha 800 KW
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, tha se nuk do të rritet çmimi i energjisë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se do të rishikojnë vendosjen e fashës 800 KW.
“80 milionë euro grante nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Për t’u përgjigjur pyetjes, sa pjesë e të tërë nevojës janë që të mbrojmë çmimin e familjeve, janë një e gjashta. Nëse i referohemi këtij viti, na është dashur në total, 460 milionë euro. Një shumë e kombinuar nga buxheti i shtetit dhe OSHEE. Një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin.
Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsyeja kryesore është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Po ta kishim prekur qoftë dhe pak çmimin e energjisë, do të kishte reflektuar menjëherë te të gjitha çmimet e familjeve. E dyta, nuk do ta rrisim çmimin e energjisë. Vendosja e fashës nuk është rritje, por vendosja e një tavani, nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike, pa pasur nevojë për më shumë.
Mbi 1 milion abonentë familjarë janë që konstatohet se dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Kjo është komplet gjë tjetër në krahasim me fjalorin rritje e energjisë. Edhe për këtë pjesë, edhe për faktorin psikologjik, ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor, jo sepse kështu deshëm ne, por se patëm reshje dhe pamë një ulje të konsumit.
Aktualisht po e shohim, reshje s’ka, qielli shkëlqen nga dielli. Lajmi është i keq. Shohim pozitivitet sa i përket kursimit. Nëse do të kursehet arsyeshëm, mundësia që ne të veprojmë ndryshe me fashën krijohet. Fasha ka kohë që është vendosur në Kosovë dhe nuk na rezulton që ka prekur gjithë popullin e Kosovës”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)