Infantino pa rival në zgjedhjet për kreun e FIFA-s, italiani pritet të rikonfirmohet
Xhani Infantino do të vazhdojë të mbretërojë i qetë në fronin e presidentit të FIFA-s, pasi asnjë nuk do të kandidojë kundër tij në zgjedhjet e marsit 2023.
Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme që ai kishte me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, thuajse të gjitha vendet europiane kanë mbështetur Infantinon në kandidaturën e tij.
Infantino do të paraqitet në sallë në Kigali të Ruandës në Kongresin që zhvillohet më 16 mars 2023, për të marrë me duartrokitje nga të pranishmit mandatin e radhës si president i FIFA-s.
Kjo do t’i japë mundësinë që të jetë presidenti i parë i cili do të drejtojë në një periudhë kur Kupa e Botës do të zmadhohet në një turne final me 48 ekipe, në vitin 2026 kur të organizohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset