Rrëzimi i avionit ‘MH17’, dënohen me burgim të përjetshëm 2 rusë dhe 1 ukrainas

17 Nëntor 2022 | 20:15

Drejtësia holandeze dënoi të premten me burgim të përjetshëm 3 nga 4 të akuzuarit për rrëzimin e një avioni me pasagjerë holandezë në vitin 2014, në lindje të Ukrainës.

Të gjykuar në mungesë, shtetasit rusë Igor Gurkin, Sergei Dubinsky dhe ukrainasi Leonid Kharçenko u shpallën fajtorë, ndërsa shtetasi tjetër rus Oleg Poulatov, i vetmi i përfaqësuar në gjyq, u shfajësua për mungesë provash.

Tre të parët luajtën një “rol kyç” në vendosjen e raketave të llojit “BUK”, e përdorur për të rrëzuar avionin civil, që u ngatërrua me një mjet ajror ushtarak.

Të dënuarve do t’u duhet t’u paguajnë edhe 16 milionë euro familjeve të viktimave dhe kanë 14 ditë për të apeluar vendimin.

Moska, që ka refuzuar të ekstradojë të pandehurit, premton se do studiojë verdiktin.

“Për momentin mund të them se do ta ekzaminojmë vendimin, sepse çdo nuancë e kësaj çështjeje ka rëndësi. Më pas do të bëjmë një koment”, u shpreh Ivan Nechaev, Ministria e Jashtme ruse.

Rrëzimi i avionit me numër fluturimi “MH17” më 17 korrik të 2014-s tronditi botën. Ai ishte nisur nga aeroporti holandez i Shipholit me destinacion Kuala Lumpurin, në Malajzi. Shumica e 298 viktimave ishin shtetas holandezë, por edhe malajzianë e australianë.

Pas vitesh të tëra hetime, analizash të mbetjeve të raketës dhe përgjimit të komunikimeve mes të dyshuarve, gjykata ka arritur në përfundimin se veprimet e tyre ishin kryer në koordinim me Moskën dhe se Rusia u kishte ofruar mbështetje rebelëve në lindje të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026