Bashkësia e komunave serbe, Thaçi: Dialogu i së enjtes në Bruksel, kthim prapa për Kosovën

16 Shtator 2020 | 09:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se rihapja e temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën.

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën.

Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’.

Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, – theksoi z. Thaçi.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve ku pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

 

Lexoni gjithashtu:

Afrohen LDK dhe AAK, partnerët e koalicionit takohen larg medias për temën e dialogut

Hoti sërish në Bruksel, në fokus agjenda e reformave, situata politike dhe liberalizimi i vizave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026