Dialogu Kosovë-Serbi vijon në nivel teknik nesër për pretendimet financiare
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se krerët e dy vendeve, presidenti serb, Alexandar Vuçiç, dhe kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, kanë rënë dakord të diskutojnë nën ndërmjetësimin e BE-së pretendimet financiare, rastet kur dy palë pretendojnë të drejta dëmshpërblimi për të njëjtën pronë. Çështje kjo mjaft delikate e mbetur e pazgjidhur në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Lajçak thotë se diskutimet për këtë pjesë do të bëhen në nivel teknik me përfaqësuesit Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç ditën e nesërme.
“Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti kanë rënë darkord që negociatorët e tyre të vazhdojnë diskutimin për pretendimet e përbashkëta financiare si dhe rregullimet e komuniteteve që nuk janë shumicë”, shkruan Lajçak në Twitter.
“Të dyja janë çështje shumë të ndërlikuara, prandaj dhe do t’i diskutojmë nesër pretendimet financiare, ndërsa çështjen e pakicave do ta lëmë për ta diskutuar në ditët e ardhshme”, shton i dërguari i posaçëm i BE-së.
Pres Vučić & PM Hoti agreed their negotiators will follow up on settlement of mutual financial claims & arrangements for non-majority community. Both topics are v.complex.That’s why we will discuss financial claims tomorrow & arrangements for non-majority community in coming days
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 16, 2020
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës