Tensionet me Serbinë, Kurti bisedë me zyrtarin e lartë amerikan

18 Nëntor 2022 | 21:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter tregon se ka zhvilluar një bisedë me këshilltarin në Deparatamentin e Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeve të plotë me Serbinë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, shprehet Kurti.

 

Ky reagim vjen, pasi Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç janë ftuar në Bruksel për një dialog në nivelin më të lartë, njoftoi sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pas tensioneve për vendimin për targat.

Ndërkohë mediat në Serbi raportojnë se Vuçiç ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026