Trump shpërfill qëndrimin e ekspertëve, mbron menaxhimin e krizës

16 Shtator 2020 | 15:56

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vaksina kundër coronavirusit mund të jetë gati pas 3 ose 4 javësh, pavarësisht qëndrimit të moderuar të shprehur lidhur me këtë çështje nga zyrtarët amerikanë të shëndetit publik.

Duke folur në një program të “ABC” në Filadelfia, Trump mbrojti menaxhimin e krizës së COVID-19 dhe theksoi se vaksina mund të jetë gati për t’u shpërndarë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

“Jemi shumë pranë vaksinës dhe nëse doni të vërtetën, administratës së kaluar do t’i ishin dashur vite për ta pasur atë për shkak të Agjencisë për Ushqimin dhe Barnat dhe të gjitha aprovimet që duhet të jepeshin. Ndërsa ne jemi pak javë pranë saj, ndoshta 3 ose 4 javë. Ne kemi kompani të mëdha që po punojnë dhe ato janë fare pranë vaksinës”, tha Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Shefi i Shtëpsië së Bardhë mohoi nënvlerësimin e kërcënimit që rrjedh nga COVID-19, për të cilin tha gjithashtu se do të zhduket vetë.

“Unë nuk e nënvlerësova. Në fakt, e mbivlerësova. Reagimi im ishte shumë i fuqishëm”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara:

Më tej, Trump mbrojti vendimin e tij për të ndaluar urdhëtimet nga Kina dhe Evropa, me argumentin se në këtë mënyrë ka shpëtuar mijëra jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026