Dhuna ndaj protestuesve në Bjellorusi mund të jetë krim kundër njerëzimit

16 Shtator 2020 | 15:57

Torturat ndaj protestuesve që mbahen në stacionet e policisë në Bjellorusi mbeten një fenomen i përhapur dhe autoritetet kanë dështuar t’i hetojnë rastet e madje po i kërcënojnë viktimat e dhunës me hakmarrje nëse vijojnë me denoncimet e tyre.

Kështu kanë deklaruar të mërkurën ekspertët e Organizatës Botërore Kundër Torturëss, sipas të cilëve rreth 7 mijë protestues janë burgosur në Bjellorusi që kur presidenti Aleksandër Lukashenko u rizgjodh në procesin e kontestuar elektoral të 9 gushtit.

Gerald Staberock, sekretar i përgjithshëm i organizatës, ka deklaruar se deri tani rreth 500 persona kanë dhënë dëshmi për torturat, shifër që sipas tij mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

“Në bazë të ligjit ndërkombëtar, ajo që po shohim të ndodhë në Bjellorusi është krim kundër njerëzimit. Situata kërkon vëmendje ndërkombëtare. Shteti bjellorus mohon gjithçka dhe nuk ka hapur asnjë hetim mbi këto raste. Gjithashtu, viktimat e dhunës përballen me paralajmërime me ndëshkime të rënda nëse marrin pjesë në protesta të paligjshme”, tha Gerald Staberock, sekretar i përgjithshëm i OBKT-s.

Organizata Botërore Kundër Torturës i ka bërë thirrje Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut që të nisë monitorimin e krizës dhe të mbajë një debat mbi çështjen në mbledhjen e jashtëzakonshme të së premtes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026