Situata nga reshjet e shiut në Malësi të Madhe, Pukë dhe në Vaun e Dejës

21 Nëntor 2022 | 09:25

Prefektura e qarkut Shkodrës ka njoftuar së fundmi situatën për shkak të reshjeve të shiut në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Sipas njoftimit, reshjet vazhdojnë me intensitet ndërsa 2 shtëpi në Vulpalaj, njësia administrative Kastrat, kanë prezencë uji.

Aktualisht rreth 50 hektarë tokë janë me prezencë uji, ndërsa nuk ka familje të evakuara.

Janë disa rruge rurale në Kastrat, Shkrel dhe Kelmend që janë të bllokuara nga inertet për shkak të shirave të rënë.

Në disa njësi ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Mësimi në shkolla vazhdon, por ka probleme në pjesëmarrje për shkak të bllokimit të urave lidhëse mes fshatrave.

Bashkia Vau Dejës

Në njësinë administrative Vau-Dejës ka pasur gjatë gjithë natës reshje me intensitet mesatar. Gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë si ditën e djeshme.

Përroi Gllinë vazhdon të mbetet problematik në qytet. Ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë, me përjashtim të ndonjë ndërprerje të shkurtër në disa fshatra.

Në njësinë administrative Bushat vazhdon të mbetet problem rruga kryesore e fshatit Ashtë.

Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, Rranza, Bushat janë 10 familje që kanë prezencë uji në banesa në lartësi 30cm, si dhe 1711 ha tokë bujqësore nën ujë.

Në njësinë administrative Hajmel ka dalje të përronjve nga shtrati në fshatin Hajmel dhe Paçram, ku për pasojë ka vërshime të ujërave në rrugët kryesore te fshatrave dhe sipërfaqe toke bujqësore nën ujë.

Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematik në njësinë administrative Vig-Mnelë. Vazhdon të mbetet evident rreziku i shembjes së urës Gjinaj, që lidh aksin kryesor rrugor të fshatit Mnelë më fshatin Vig.

Në Temal vazhdon të jetë problematike rënia e interteve nga rrëshqitja e gurëve nga mal, (konkretisht në rrugën e Komanit) dhe ndërprerja e EE në fshatrat e njësisë.

Në Shllak vazhdon të jetë problematike shembja e rrugës kryesore që të çon në fshatin Vukaj me gjatësi 4 km.

Bashkia Pukë

Deri në këto momente situata është e njëjtë me ditën e djeshme.

Bëhet e ditur se janë rreth 27 km rrugë rurale të dëmtuara në njesitë administrative Qelëz, Rrapë, Luf, Qerret dhe Gjegjan.

Ka filluar ndërhyrja per kthimin në normalitet me burimet njerëzore dhe teknike Fadrome,  për pastrim dherash e inertesh.

Në nashkinë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiu dhe deri tani nuk ka probeme të tjera të rapotuara, përveç dëmtimit të rrugëve dhe shkëputjes së energjisë elektrike.

Strukturat e ushtrisë në Vaun e Dejës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në orët e vona, janë angazhuar maksimalisht në operacionet e evakuim-shpëtimit sipas planeve te evakuimit të bëra nga bashkia Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026