Presidenti Ilir Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit
Kryeministria ka dërguar sot në presidencë emrin e Evis Kushit për dekretim në postin drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ky hap vjen pak ditë pas largimit të Besa Shahinit nga ky institucion, i cili ka qenë shpeshherë në fokus të kritikave nga kundërshtarët politikë.
Kreu i Shtetit sipas Kushtetutës kishte afat shtatë ditë për këtë vendim, por zgjedhi ta dekretojë pa hubmur kohë ministren e re të Arsimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama ndryshimin në kabinetin qeveritar e bëri më 14 shtator, ndërsa e falënderoi publikisht Besa Shahini për kontributin e dhënë në drejtimin e kësaj ministrie.

“Dua të të falënderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë. Jam i bindur që edhe çfarë nuk është arritur dot të vlerësohet prej kohës aktuale, padiskutim do të vlerësohet në kohë,” deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, në shtatë vjet qeverisja socialiste ka ndryshuar në mënyrë radikale arsimin.
Ministrja Kushi më herët ka mbajtur postin e dekanes në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Gjatë prezantimit nga Rama, znj. Kushi u shpreh se e vlerëson dhe çmon si përgjegjësi të lartë drejtimin e Ministrisë së Arsimit.
“Unë ju falënderoj shumë sepse është një privilegj shumë i lartë, jam shumë e befasuar në fakt nuk e prisja, që pas shtatë vitesh angazhim politik të jem ministre e Arsimit. Më shumë se privilegj e konsideroj një përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj sektorin ku kam punuar tashmë prej 23 vitesh”, theksoi Kushi.
Lexoni gjithashtu:
Evis Kushi emërohet ministre e re e Arsimit, Rama lajmëron largimin e Shahinit
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje