Elisa Spiropali në Euronews Albania: Lista e kandidatëve të PS-së në zgjedhje do jetë e pastër
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, pohoi në “Ilva Now” se lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jetë tërësisht e pastër. Ajo tha se beteja kryesore e PS-së është të zgjedhë emra, të cilët kanë dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare.
“Ne nuk jemi as policë, as prokuroria, dhe besoj se kjo pyetje mund t’u bëhet të gjitha partive politike. Por ne kemi vullnetin për të respektuar këtë parim. Kemi shkuar më tej që kemi krijuar filtra të tillë, ne i kontrollojmë rekordet kriminale dhe e kemi çuar filtrin kontrollues shumë thellë. Ne do të verifikojmë me të gjitha mjetet, dhe të jeni të sigurt se lista jonë të jetë qelibar, por kjo është minimumi. Ne pretendojmë qe të kemi njerëz që kanë dhënë kontribut. Ne e kemi të gjitha potencialin, dhe kjo listë do të jetë e panjollë”, tha ajo.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti ministren nëse ka apo jo pakënaqësira për qeverisjen e PS-së, znj. Spiropali dha këtë përgjigje:
“Jemi në vitin e shtatë të qeverisjes. Sigurisht që çdo qeveri dhe mazhorancë e konsideron konsumin si faktor, por besojmë se reformat që kemi ndërmarrë në mandatin e dytë, kanë dhënë rezultatet e tyre. Kemi konsoliduar shtetin, konsoliduam rendin, rritëm eksportet me më shumë se 3-fish. Ndërtimuan akseve kryesore. Pra, Shqipëria i është rikthyer punës”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq