Covid në Evropë, alarmi i OBSH: Infektimet më të larta se piku i parë i koronavirusit

17 Shtator 2020 | 20:01

Infeksionet e përjavshme me COVID-19 në Evropë aktualisht janë më të larta se piku i parë i koronavirusit i verifikuar në mars.

Drejtori rajonal i OBSH-s për Evropën, doktor Hans Kluge ka deklaruar se situata që paraqitet është shumë serioze.

Javën e kaluar, kuota e infektimeve në Evropë tejkaloi 300 mijë rastet, ndërkohë që në fund të pranverës ajo llogaritej në 264 mijë e 675 raste.

Më shumë se gjysma e vendeve evropiane kanë raportuar një rritje më të madhe se 10 për qind të rasteve në dy javët e kaluara. Nga ato, 7 vende kanë regjistruar një rritje të rasteve të reja më shumë se dyfish në të njëjtën periudhë.

Sipas doktor Hans Kluge, në pranverë dhe në fillim të verës u konstatua impakti i bllokadave, të cilat dhanë rezultat pasi në qershor rastet prekën minimumin historik.

Por shifrat e regjistruara në shtator duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi për të gjithë ne, ka theksuar drejtori i OBSH për Evropën.

Në kontinentin e vjetër janë regjistruar mbi 4.8 milionë raste me COVID-19 dhe 226 mijië e 524 vdekje, por duhet të merret parasysh edhe impakti që virusi ka pasur në shëndetin mendor të qytetarëve dhe ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Doktor Hans Kluge shtoi se aty ku janë marrë masa ka pasur rezultate, por aty ku çështja është politizuar dhe ka pasur keqinformim, virusi ka qenë i pamëshirshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026