Azilkërkuesit në Britani, emigrantët vijojnë të rrezikojnë jetën për një të ardhme më të mirë

18 Shtator 2020 | 04:45

Këtë vit, më shumë se 7,000 mijë persona kanë ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm, duke vënë në rrezik jetën e tyre, në përpjekje për ta përmirësuar dhe rindërtuar atë.

Midis tyre Hasani dhe vëllezërit e tij, Hamza dhe Hazem. Të lindur në Arabinë Saudite me prindër nga Jemeni. Atyre iu desh të largoheshin kur babai nuk mundi të rinovonte lejen e punës.

Ata kishin dy zgjedhje: Të jetonin në një vend të shkatërruar nga lufta civile, apo të rrezikonin për një jetë të re.

“U munduam të aplikonim për në SHBA, për në Europë, por gjithmonë na refuzohej viza. Me rrugë të ligjshme është e pamundur”, është shprehur Hasani.

Nga Arabia Saudite ata udhëtuan në Turqi përpara se të kalonin në Europë. Kontrabandistët në Ekuador kërkuan 10 mijë dollarë për t’i çuar në Spanjë. Me të mbërritur në Madrid, ata më pas shkuan në Amsterdam.

“Nuk kishin para, as mbështetje dhe as strehim…duke qëndruar për muaj të tërë si të pastrehë.”

Hasan u shpreh se për herë të parë u detyrua t’i kërkonte njerëzve para për të ngrënë. Më pas një lajm i gëzueshëm: Babai i tyre arriti të siguronte një vizë për në Mbretërinë e Bashkuar duke aplikuar për azil.

Djemtë e tij u nisën për në Kalais për të kaluar ilegalisht kanalin e “Lë Mansh”-it për t’iu bashkuar.

“Na vendosën në një varkë të vogël. Ishim më shumë persona se sa mund të mbante varka. Shoferi as që ia kishte idenë se si lundrohej me varke. Policia na shikon. Ne ulërasim por atyre si bëhet vonë. Pas 4-5 orësh ata vijnë dhe na pyesin: “Doni Ndihmë? Kështu që pas 5 orësh pritje dhe panik ata pyesin: keni nevojë?

Avokati i dy vëllezërve beson se ata kanë çdo të drejtë ligjore për t’u dëgjuar.

“Brenda traktatit të Dublinit, këtu është rasti që Mbreteria e Bashkuar të marrë në konsideratë ligjin mbi rastin në fjalë. Do ishte e drejtë që në rastet e vulnerabilitetit ekstrem dhe në interesin e ri-bashkimit familjar, tre djemtë e tij, që janë te të 20-at, do ishte e udhës të qëndronin të bashkuar me babain e tyre”, ka thënë avokati.

Ekstradimi i tyre u ndalua pasi avokatët vunë në dukje rastin e 11 sirianëve të kthyer sërish në Spanjë një muaj më parë. Ata u dërguan në një kamp të tejmbushur dhe pa mbështetjen e autoriteteve, përfunduan duke fjetur në rrugë. Gjykata vendosi se Zyra e Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar kishte për detyrë të mbronte të tjerët nga një përvojë e tillë.

Qeveria britanike kërkon të dekurajojë të gjithë ata që tentojnë kalimin e jashtëligjshëm nëpërmjet kanalit të Lë Manshit, por që nga viti i ardhshëm “Brexit” bën që rregullat e traktatit të Dublinit të mos jenë më në fuqi.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, Mbretëria e Bashkuar do të jetë e detyruar të dëgjojë aplikimin e çdo azil-kerkuesi, pavarësisht vendit të prejardhjes.

 

Lexoni gjithashtu:

Fëmijët dhe gratë shqiptare në kampet e Sirisë, Hazizaj, Gura dhe Dyrmishi flasin për kthimin e tyre në ‘Ilva Now’

Në kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026