INSTAT: Shkëmbimet tregtare vijuan rënien edhe në muajin gusht
Të dhëna të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se për muajin gusht, ashtu si dhe për muajt e shkuar të këtij viti, ka pasur rënie të eksporteve dhe importeve.
Ajo që vihet re në muajin gusht, është se eksportet i kanë shpëtuar tekstilet dhe ushqimet. Eksportet e mallrave pësuan një rënie me 3.4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 21.1 %, në krahasim me korrikun e vitit 2020.
Për sa i përket periudhës tetë-mujore, tregtarët kanë eksportuar 169 miliardë lekë produkte, me një ulje 15.4%, krahasuar me një vit më parë dhe kanë importuar mallra me vlerë 376 miliarë lekë, me ulje 12.3%, krahasuar me një vit më parë.
Por, rënia e eksporteve nuk është problematika kryesore për fasonët shqiptarë. Sipas një ankete të kryer në 100 sipërmarrje në vend nga “Pro-Eksport Albania”, rezulton se problem madhor për këtë biznes aktualisht është: rritja e kostove, ndjekur nga ulja e prodhimit, mungesa e likuiditetit dhe mungesa e klientëve.
Kriza e fasonëve pasqyrohet dhe te reduktimi i stafit, teksa 64.1% e fasonëve po punojnë me kapacitet të reduktuar. Sipërmarrësit tregojnë se nëse vijohet në këto ritme, një pjesë e konsiderueshme e tyre do të mbyllin aktivitetin për 2 muaj, pasi nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta