Blinken kritika FIFA-s pas ndalimit të shiritit të kapitenit me ylber
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kritikoi sot Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), e cila kërcënoi lojtarët me kartonë të verdhë në Kupën e Botës në Katar nëse do të mbanin shiritat e kapitenit në ngjyrat e ylberit, si një promovim i diversitetit dhe përfshirjes, raporton AP.
Blinken tha në një konferencë shtypi në Doha se “është gjithmonë shqetësuese kur shohim ndonjë kufizim në lirinë e shprehjes”.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për të shprehur mbështetjen për diversitetin dhe përfshirjen. Unë nuk mendoj se askush në fushën e futbollit duhet të detyrohet të zgjedhë midis mbrojtjes së këtyre vlerave dhe lojës për ekipin e tyre kombëtar”, tha Blinken në Doha.
Kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Holandës, Zvicrës, Gjermanisë dhe Danimarkës njoftuan dje se nuk do të mbajnë fjongo me mbishkrimin “One Love” në Kupën e Botës nën presionin e FIFA-s. Drejtuesit e FIFA-s kanë kërcënuar se çdo lojtar që mban shiritin e kapitenit të ylberit do të marrë një karton të verdhë.
Federatat e futbollit të shtatë kombëtareve evropiane, të cilat synonin të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit në Kupën e Botës në Katar, deklaruan se ishin të gatshme të paguanin gjoba për këtë, por se nuk mund të merrnin rrezikun e kartonëve të verdhë për lojtarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin